Kapet në Fushë Kosovë 45-vjeçari i dënuar për dhunim NULL NULL 31.07.2025 15:40 31.07.2025 15:40 Fotografi ilustruese Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, u kap sot nga policia në Fushë Kosovë. I dyshuari Sh.Sh., sipas policisë, ishe i dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale “Dhunimi”, transmeton Klankosova.tv. “Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar; Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale “Dhunimi””, thuhet në njoftim. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.