Ballkani e ka kaluar çdo herë fazën e dytë eliminatore në UECL, a do ia del edhe sonte? NULL NULL 31.07.2025 13:55 31.07.2025 13:55 Dy herë shkoi deri në fazën e grupeve të UEFA Europa Conference League. Por edhe edicionin e kaluar kur nuk ia doli, Ballkani megjithatë e kaloi rrethin e dytë kualifikues në këtë kompeticion, duke eliminuar kampionët e Maltës, Hmarun Spartan. Në të njëjtën fazë, suharekasit sonte e zhvillojnë duelin e kthimit ndaj një tjetër ekipi maltez, raporton Klankosova.tv. Floriana u mposht 4-2 javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa sonte “Xhebrailat” duhet vetëm ta menaxhojnë triumfin e parë, pasi pos fitores e barazimit, u konvenon edhe një humbje eventuale me një gol diferencë. “Portokall e Zinjtë” janë klubi më i suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare, ku pos arritjes në finalet e Konferencës evropiane, kanë realizuar edhe më së shumti gola në eliminatore, plot 46 sosh. Përballja ndërmjet Florianas dhe Ballkanit fillon në orën 20:45 dhe zhvillohet në arenën sportive “Centenary Stadium” në Ta’ Qali./Klankosova.tv