Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për një javë në Pejë sekuestrohen gjashtë armë, katër nga to në ahengje

NULL NULL
29.07.2025 08:26
Armë zjarri, Policia e Kosovës
Armë zjarri, Policia e Kosovës; Foto arkiv: Policia e Kosovës

Policia Rajonale e Pejës, gjatë javës që lamë pas ka sekuestruar gjashtë armë.

Në një njoftim për media, policia atje njofton se armët janë kapur nga data 21 deri më 28 korrik, transmeton Klankosova.tv.

Poashtu bëhet e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 87 fishekë të kalibrave tё ndryshёm, shtatё karikatorë tё armёve pёrkatёse dhe 6 gёzhoja.

“Katёr (4) nga kёto armё janё gjetur dhe sekuestruar nё ahengje. Janё arrestuar nga zyrtarёt Policor gjashtё (6) persona tё dyshuar, tё cilёt pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit janё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme