Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku para seancës: Institucionet janë peng i Kurtit, zhbllokimi i situatës në dorën e tij

NULL NULL
26.07.2025 21:42

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën e fundit për ta funksionalizuar Kuvendin.

Ajo tha se insitutcionet e Republikës së Kosovës janë “peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit” dhe siç tha ajo “është në dorën e tij që të zhbllokojë këtë situatë”, njofton Klankosova.tv

“Kemi ofruar kompromise tona, por fatkeqësisht e kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimit”.

“Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”.

 

lajme të ngjashme