14 vjet nga vrasja e Enver Zymerit, shënohet edhe Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë NULL NULL 25.07.2025 23:57 25.07.2025 23:57 Nesër bëhen 14 vjet nga rënia në detyrë e policit Enver Zymeri në veri të vendit. Pikërisht më 26 korrik shënohet edhe Dita Memoriale e zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës. Në këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme nën patronatin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha. Më poshtë i gjeni të gjitha aktivitetet: 08:00 – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika Vendndodhja: Familja e Lika – në Kaçanik Pjesëmarrësit: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Gazmend Hoxha dhe Menaxhmenti i PK- së 09:00 – Homazhe shtetërore Lokacioni: Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore 10:00 – Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore 10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore 10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri Lokacioni: Fshati Dubovc, Vushtrri; Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore 11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri Lokacioni: Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore 12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri Lokacioni: Varage – Zubin Potok Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore Në shënim të 14 vjetorit të rënies së Hero Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak. Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Republikës së Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok. 17: 00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman. Vrasja e Zymberit: Enveri u vra, por veriu u çlirua