Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në dasmën e vajzës së Ibrahim Rugovës NULL NULL 25.07.2025 21:36 25.07.2025 21:36 Foto: Norik Uka Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, po merr pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Osmani ishte e veshur me fustan të zi, ndërsa Sadriu me kostum të zi, njofton Klankosova.tv. Teuta Rugova u martua me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit kosovar në Mal të Zi, Nik Gjeloshit. Çifti lidhën kurorën sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. /Klankosova.tv