Grabitje në Prishtinë, i dyshuari kapet në flagrancë NULL NULL 24.07.2025 21:23 24.07.2025 21:23 Një person është arrestuar në flagrancë gjatë një grabitje sot në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”. Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia. Enis Pllana, zyrtar për informim për kryeqytetin. Pllana theksoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Sot rreth orës 16:00, është pranuar informata për një grabitje, në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar duke u kapur në flagrancë”, tha ai. “Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, deklaroi Pllana për Klankosova.tv.