Urdhërarrest për Atilla Kardesh, nuk ishte i pranishëm në seancë NULL NULL 24.07.2025 15:12 24.07.2025 15:12 Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, moderatori Kron Sadiku ka pohuar se është shpallur urdhërarrest për Atilla Kardesh, pasi nuk është paraqitur në një seancë të paraparë gjyqësore. Sadiku ka shpalosur aktvendimin e seancës së datës 25 korrik, ku thuhet se Atilla Kardesh nuk ishte i pranishëm në seancë, dhe se mungesën e tij nuk e ka arsyetuar. Në seancë e pranishme ishte ish-bashkëshortja e Kardesh, Drenusha Latifi. “Kosova Today” ka kontaktuar me avokatin e Atillës, i cili ka thënë se për arsye personale Atilla nuk ishte në seancë pasi kishte shkuar në Suedi për një obligim të tijin me nënshtetësinë suedeze. /Klankosova.tv