Raportohet se disa të rinj nga Suhareka kanë përdhosur flamurin kombëtar NULL NULL 24.07.2025 14:50 24.07.2025 14:50 Portali Indeksonline ka publikuar disa pamje ku shihet një i ri duke e shqyer flamurin kombëtar. Pas kësaj, një veturë shkel flamurin, teksa në prapavijë dëgjohen thirrje nga më të ndryshmet. Nga pamjet dëgjohet që dikush në gjuhën shqipe i kërkon ta ndalojë atë veprim, kurse të tjerë e motivojnë. Sipas këtij portali, thuhet se personat në fjalë janë nga Suhareka. Ky incident nuk dihet se kur dhe ku ka ndodhur saktësisht. Klankosova.tv nuk ka mundur të verifikojë vërtetësinë e kësaj videoje deri në momentin e publikimit, por do të tentojë të marrë informacione zyrtare për këtë rast.