Arifi: Presidentja faktikisht tha se shteti po shkon drejt kolapsit (VIDEO) NULL NULL 23.07.2025 22:14 23.07.2025 22:14 Opinionisti Avni Arifi po thotë se shteti është në rrezik kolapsi. Ai e ka vlerësuar në Rubikon, keqinterpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo kërkon konsensus për zgjidhjen e çështjeve, dhe jo thjesht një afat 30-ditor, transmeton klankosova.tv. ”Presidentja faktikisht paska thënë se shteti është duke shku drejt kolapsit”. ”Nuk është problem Gjykata Kushtetuese. E kemi vendimin e gjykatës. Gjykata Kushtetuese po keqinterpretohet. Është kriju përshtypja se Gjykata Kushtetuese ka thënë veç: I keni 30 ditë; edhe qekaq”. ”Jo-jo. Lexojeni mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë se duhet me konsensus dhe me pasë kandidat konsensual”. ”Unë mundem mos me u pajtu. Vetëvendosje po thotë që duhet me pasë konsensus që me zgjedhë ‘Lenen’ [Albulena Haxhiu]. Shteti është duke kolapsu. Albin [Kurti] është i interesuar me kolapsu shtetin”.