Prangoset një person, dyshohet për lidhje me rastin e kapjes së kosovarit me 11 pushkë në Kroaci NULL NULL 19.07.2025 09:12 19.07.2025 09:12 Një person është arrestuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare në Gjilan nën dyshimin se ka lidhje me një rast të gjetjes së armëve nga autoritetet kosovare në kufirin Serbi-Kroaci në qershor. “I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. Bëhet fjalë për rastin e ndodhur më 4 qershor kur zyrtarët doganorë të Kroacisë kishin kapur 11 pushkë automatike në veturën e një shtetasi të Kosovës. Armët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti mallrash i cili përdorej për transportimin e makinave. Kosovarit i kapen 11 pushkë automatike nga dogana kroate