Kosovarit i kapen 11 pushkë automatike nga dogana kroate NULL NULL 04.06.2025 09:21 04.06.2025 09:21 Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë kapur 11 pushkë automatike në veturën e një shtetasi të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave kroate, armët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti mallrash i cili përdorej për transportimin e makinave. Raportohet poashtu se armët u kapën më 31 maj në pikën kufitare të Tovarnikut që ndodhet afër Vukovarit, kur doganierët hasën në struktura të dyshimta në automjetet e ngarkuara të pasagjerëve, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Pas inspektimit të automjetit të dyshimtë u zbuluan 11 pushkë automatike me municione shoqëruese. Automjeti i ngarkesës me targa të regjistrimit të Kosovës drejtohej nga një shtetas i Republikës së Kosovës dhe po transportonte automjete pasagjerësh nga Republika e Kosovës për në Zvicër. Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit, prodhimit dhe marrjes pa leje të armëve dhe substancave shpërthyese, Stacioni i Policisë Kufitare në Tovarnik pritet të bëjë kallëzim penal kundër shoferit dhe pasagjerit.