Moskonstituimi i Kuvendit: VV “pishmane”, Osmani i shkruan Kushtetueses (VIDEO) NULL NULL 12.07.2025 20:16 12.07.2025 20:16 Njëherë qenë në prag, e tash u kthyen mbrapsht. Vota as për e as kundër, deputetët nuk iu dhanë as tash në formimin e komisionit për votim të fshehtë në procesin e konstituimit të Kuvendit, por për këtë paralajmërim Vetëvendosje u bë pishman. Kjo parti tash po thotë se nuk do i çojë në Kushtetuese, por do pres çka ky institucion do thotë për ato që dorëzoi PDK e LDK. Zëri kësaj pune i doli edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej ku presidentja hoqi dilemën se shteti ka mbet pa zot shtëpie. Ndaj edhe si shefe duart kryq s’do i mbajë, e një lëndë do e dërgojë edhe vet për ta marrë vesh se çka bëhet pas 26 korrikut, kur kryhet afati 30 ditësh i prerë nga kushtetuesja për ta konstituuar Kuvendin. Por, cilado lëndë, zor se do marrë një përgjigje të shpejtë nga institucioni më i kërkuar këto kohë. Gjykata Kushtetuese doli me një aktgjykim me 26 qershor, por ky dokument u interpretua krejt me qasje të ndryshme nga partia e parë krahasuar me tjerat, çka bëri që lëmshi për ta konstituuar Kuvendin të mos zgjidhet.