I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë NULL NULL 06.07.2025 09:12 06.07.2025 09:12 Foto ilustruese, pika kuftiare Qafë Thanë Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, është kapur në hyrje për në Shqipëri. 34-vjeçari u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, derisa sipas Policisë së Shtetit, ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë, Arslan është dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shuhet pas gjashtë ditësh zjarri në ladfillin e Elbasanit, në ajër dhe tokë lëshohen substanca të rrezikshme 13 minuta më parë
Kosova Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme 17 minuta më parë
Lajme Netanyahu beson se Trumpi mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza 41 minuta më parë