Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion NULL NULL 06.07.2025 08:53 06.07.2025 08:53 Foto ilustruese Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:40, në “Rrugën e Pejës”, pas një mosmarrëveshje në komunikacion. I dyshuari e ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën, e po ashtu i njëjti ia ka dëmtuar edhe veturën. Ai është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day