Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me numrin 20, Mbappe ia kushtoi golin fitues Diogo Jotas

NULL NULL
06.07.2025 08:22

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, shënoi golin fitues dramatik në fund të ndeshjes së mbrëmshme të Kupës së Botës për Klube kundër Borussia Dortmund dhe ia dedikoi Diogo Jotas.

Mbappe shfaqi numrin 20 me gishtat e tij pasi shënoi për Real Madridin mbrëmë, duke iu referuar numrit të Jotës.

Image

Liverpooli dhe bota e futbollit në përgjithësi janë tronditur këtë javë pasi Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën tragjikisht në një aksident me makinë.

Homazhet kanë qenë të shumta, ndërsa një numër lojtarësh të Liverpoolit dhe Portugalisë morën pjesë në funeralin e Jotës dje. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.