Alexander-Arnold pas fitores së Real Madridit: ‘Diogo Jota ishte aty me mua’ NULL NULL 06.07.2025 08:16 06.07.2025 08:16 Trent Alexander-Arnold thotë se ish-shoku i skuadrës te Liverpooli, Diogo Jota, “ishte aty me mua” pasi ndihmoi Real Madridin të arrinte në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube. Ai tha se lajmi për vdekjen e Jotës kishte qenë “jashtëzakonisht i vështirë” për t’u pranuar. “Më është dashur të përpiqesha të performoja mirë për ekipin dhe t’i ndihmoja ata të fitonin ndeshjen, pavarësisht se sa e vështirë ishte”, tha Alexander-Arnold për DAZN pas ndeshjes, transmeton Klankosova.tv Jota, 28 vjeç, vdiq në një aksident me makinë të enjten së bashku me vëllain e tij 25-vjeçar Andre Silva. Funerali i tyre i përbashkët u mbajt të shtunën në Portugali. Alexander-Arnold dhe Jota kaluan pesë vjet së bashku te Liverpooli përpara se mbrojtësi i krahut të anglez të largohej për në Madrid në qershor./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 11 orë më parë