Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

NULL NULL
05.07.2025 14:11
blerta deliu kodra
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu - Kodra. Foto: Blerta Deliu / FB

Deputetja e betuar e Partisë Demoratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se ftesa për seancë në orën 20:00, sipas saj, është e çuditshme.

Deliu tha se kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga policia, përcjell Klankosova.tv.

“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull”.

“Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit”, shkroi tutje Deliu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.