Helmimi me ushqim: Salmonella në sallatë, i çoi 23 veta në spital (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 20:50 04.07.2025 20:50 Më 27 qershor iu ndalua operimi përkohësisht. Vendimi u mor nga inspektorati sanitar, pas dyshimeve se klientë të kësaj qebaptoreje u helmuan nga ushqimi i konsumuar këtu. Analizat e bëra nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publike konfirmuan, më 3 korrik, se është gjetur salmonellë në sallatën e këtij biznesi. Deri më 2 korrik, sipas IKSHPK-së për shkak të simptomave pas konsumimit të ushqimit në këtë qebaptore, janë hospitalizuar 23 persona me simptoma gastrointenstinale. 8 të tjerë janë trajtuar në mënyrë ambulantore. Simptomat e tyre përfshinin temperaturë, ethe, vjellje, bark qitje ujore dhe dhembje barku. Pavarësisht gjetjes së salmonellës, inspektorati sanitar shfuqizoi vendimin e parë për ndaljen e përkohshëm të operimit për qebaptoren. Arsyetimi ishte se kjo e fundit përmirësoi të gjitha kushtet higjeno sanitare. Por një rekomandim u dha. Megjithatë, rasti është dërguar te organet e drejtësisë. E sipas kryeinspektorit sanitar, pronari i qebaptores, mund të ndëshkohet nga gjykata për shqetësimin shëndetësor që ua shkaktoi klientëve, siç e parasheh ligji për ushqimin edhe procedurat administrative Televizioni provoi ta marrë një qëndrim nga përfaqësues të biznesit në fjalë, por nuk ia doli, pavarësisht përpjekjeve gati njëjavëshe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025