Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënimi për terroristin: Murat Dernjanit i jepen edhe 20 vjet burg (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2025 20:08

Krimin kundër njerëzimit e kreu gati 3 mijë kilometra larg, e dënimin e mori në shtëpinë e tij.

Këtu ku u dëgjuan më zë tri nga gratë e komunitet jazit që Murat Dernjani si pjesëtar i ISIS-it i dhunoi seksualisht, i shiti e i malltretoi fort, në Siri e Irak.

Tri të tjerave që rrëfyen tmerrin në institucionet atje, disa prej tyre ende të vogla, iu lexuan deklaratat në gjykatën që këtë e dënoi të premten, me 20 vjet burg.

Dernjani ishte i pushtetshëm e kishte edhe nofkë.

Kësisoj, kosovari që qëndroi në Siri e Irak 4 vjet, u njoh mirë nga gratë viktima.

Dernjani nuk qe në sallë kur u kumtua dënimi i tij, megjithatë ky nuk është i pari për të.

Më 2019 e njëjta gjykatë e kishte dënuar me 5 vjet burgim për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorrist, ISIS atje ku ky kishte shkuar me 2013 përmes Turqisë.

Pas, disa muajve së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, ishin vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arritën në qytetin Gaziantep, pastaj i ishte bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS.

Dernjani i armatosur kishte qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, e më pas është tërhequr nga këto organizata dhe vet iu është dorëzuar autoriteteve turke, për t’u kthyer më pas në Kosovë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.