Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

NULL NULL
04.07.2025 19:34

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ShBA-së, ka thënë se sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin më të madh të saj.

Osmani tha se ShBA qëndroi pranë Kosovën në orët e saj më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me të edhe sot.

“Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit i uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u shprehur “nga populli më pro-amerikan në botë – gëzuar 4 Korrikun”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.