Chelsea e transferon mesfushorin e Dortmundit, pagoi mbi 56 milionë euro NULL NULL 03.07.2025 22:03 03.07.2025 22:03 Chelsea ka firmosur me mesfushorin e krahut, Jamie Bynoe-Gittens nga Borussia Dortmund. Sipas gazetarit sportive, Fabrizio Romano, Chelsea do të paguajë shumën prej 56 milionë euro, plus 4 milionë euro bonuse. Bëhet e ditur se Bynoe-Gittens ka nënshkruarë kontratë 7-vjeçare me blutë e Londrës, përkatësisht deri në qershor të vitit 2032, transmeton Klankosova.tv. Në sezonin 2024-25, anglezi luajti 32 ndeshje për Dortmundin, ku shënoi tetë gola dhe dhuroi tri asistime.