Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjirokastër, rikthehen arkeologët, gjenden dëshmi historike të lashtësisë

NULL NULL
03.07.2025 15:44
Foto: ABCnews.al

Në kalanë e Gjirokastrës, pas rreth 30 vitesh janë rikthyer arkeologët ndërsa punohet për evidentimin e gjetjeve të reja, të cilat hedhin dritë mbi historikun e kësaj kështjelle. Ekspedita arkeologjike e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë është në ditët e para të gërmimeve ndërkohë që puna kërkimore dhe studimore do të vazhdojë përgjatë muajit korrik.

Aktualisht kërkimet arkeologjike janë përqendruar në afërsi të hyrjes kryesore të kalasë ndërsa jashtë murit rrethues janë zbuluar fragmentet e para të një kulle guri që mendohet se i përket shekujve IV-VI.

Arkeologët krahas zbulimit dhe evidentimit të gjetjeve të ndryshme synojnë të shtojnë numrin e vizitave nga turistët në këtë kala.

Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë në vitin 1336. Historianët mendojnë së ekzistenca e kësaj kështjelle është më e hershme. Kalaja e Gjirokastrës është monumenti më i vizituar në vendin tonë ndërsa shërben si qendër e organizimit të aktiviteteve kulturore me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. / abcnews.al/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.