Irani tregon kush vendosë për kohem dhe natyrën e kundërpërgjigjes ndaj sulmit të ShBA-së NULL NULL 22.06.2025 23:52 22.06.2025 23:52 Ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Amir-Saeid Iravani, i ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i quajtur ato akt agresioni. Iravani tha se për kundërpërgjigjen e Iranit, koha, natyra dhe shkalla e saj proporcionale do të vendosen nga forcat e armatosura të Iranit. “Edhe një herë, krimineli i luftës i kërkuar ndërkombëtarisht Netanyahu arriti të rrëmbejë politikën e jashtme të ShBA-së, duke e tërhequr Amerikën në një tjetër luftë të kushtueshme dhe të pabazë”, tha Iravani, gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork të dielën, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Ai tutje akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se “përsëri, në mënyrë të pamatur” ka zgjedhur të sakrifikojë sigurinë e saj vetëm për ta mbrojtur Netanyahun. Irani hodhi poshtë gjithashtu “ofertën për diplomaci” mbi bisedimet bërthamore duke e cilësuar si një “politikë për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar.” “Irani po përgatitej për raundin e ardhshëm të angazhimeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara më 15 qershor. Në fakt, Izraeli vendosi të shkatërrojë diplomacinë. E ashtuquajtura ofertë për diplomaci nuk ishte gjë tjetër veçse një politikë mashtruese për të keqinformuar komunitetin ndërkombëtar” tha ai. Irani i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të “veprojë menjëherë” për të adresuar “padrejtësitë dhe shkeljet e rënda” nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke paralajmëruar se dështimi për të vepruar do të nënkuptonte humbjen e “besueshmërisë dhe rëndësisë” së tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Komandanti i ushtrisë iraniane paralajmëron për "kundërpërgjigje të fortë" ndaj sulmeve të SHBA-së 6 minuta më parë