Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis turneu “Prishtina Open 2025”, mbi 275 pingpongistë nga 25 shtete në Kosovë

NULL NULL
20.06.2025 16:29
Foto nga FPPK
Foto nga FPPK

Sot ka filluar edicioni i tretë i turneut ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2025”, një nga ngjarjet e rëndësishme sportive të vitit në vend.

Mbi 275 pingpongistë nga 25 shtete të ndryshme kanë mbërritur në Prishtinë për të konkurruar në këtë garë  që do të zgjasë tri ditë, nga data 20 deri më 22 qershor. Ndeshjet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Rinisë, ku pritet një pjesëmarrje e gjerë e publikut dhe një atmosferë sportive dinamike, transmeton Klankosova.tv.

Federata e Pingpongut të Kosovës, thotë se përmes këtij turneu synohet jo vetëm të promovohet sporti i pingpongut në nivel ndërkombëtar, por edhe të forcojnë imazhin e Kosovës si vend me kapacitet të lartë për të organizuar ngjarje të mëdha sportive.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.