Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

3 shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale ekstradohen sot nga Dubai për në Shqipëri

NULL NULL
19.06.2025 15:44
Foto: Balkan Web
Foto: Balkan Web

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe sot pritet të ekstradohen tre shqiptarë në Shqipëri, të shumëkërkuar dhe pjesëtarë të organizatave kriminale.

I ekstraduar pritet të jetë Ado Zhika, i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar.

Poashtu, i ekstraduar pritet të jetë edhe Ervis Daka, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Kurse Maksim Koçi është i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Identiteti i personave të lartcekur është zbuluar nga Ballkanweb.

Policia e Shtetit në njoftimin e saj të sotëm ka theksuar se ekstradimi do të bëhet si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kurse, në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër nga PSh-ja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.