Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushë-Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

NULL NULL
19.06.2025 11:07
arrestohet
Foto ilustruese e arrestimit.

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”.

Atij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata, marrëveshje, transmeton Klankosova.tv.

” Me 18.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.