Komuna e Skenderajt shpall qytetarë nderi Benito Mares dhe Vaughan Smith (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 15:58 18.06.2025 15:58 Benito Mares dhe Vaughan Smith janë shpallur qytetarë nderi nga Komuna e Skenderajt në Ditën e Çlirimit. Në ceremoninë e sotme para të pranishmëve, Benito Mares, është shprehur falënderues ndaj vlerësimit që i është bërë. “Faleminderit për këtë mirënjohje. Unë jam i privilegjuar të pranojë këtë çmim duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtu vite më parë”. “Të shohësh vendin tuaj tek një nga momentet më të vështira, ajo çfarë kam parë unë ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën time”, ka thënë Mares. Ky i fundit mundësoi që të realizohet projekti Kompleksi i Dëshmorëve të Kosovës. Ndërsa, Vaughan Smith, ishte gazetar që raportoi për luftën e fundit në Kosovë./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 5 orë më parë