Sonte në Rubikon: Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani NULL NULL 18.06.2025 15:19 18.06.2025 15:19 Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe juristi i njohur, Enver Hasani, jep përgjigje për disa nga dilemat kryesore të bllokadës aktuale politike në vend, kushtetutshmërinë e veprimeve politike dhe pozicionin e Kosovës në kontekstin e situatës dramatike në Lindjen e Mesme. – Përse, sipas Hasanit, Albin Kurti dhe kabineti i tij janë “uzurpues të pushtetit ekzekutiv”? – Kush është, ligjërisht, kryeministër në detyrë? – Përse thotë se çdo vendim që ky kabinet ka marrë pas 19 prillit është joligjor? – A po shkelet Kushtetuta me propozimin për votim të fshehtë? – Çfarë shkeljesh ligjore, sipas Hasanit, po bën Avni Dehari? – Si duhet lexuar mesazhi i Presidentit amerikan drejtuar Kosovës dhe Serbisë? – A po afrohet Beogradi zyrtar me Perëndimin? – Kush po i vendosë kushte SHBA-së? – Si duhet të pozicionohet Kosova në kaosin që ka përfshirë Lindjen e Mesme? Të gjitha këto tema dhe më shumë, sonte nga ora 20:45, në emisionin Rubikon në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 5 orë më parë