George Russell fiton Grand Prix-in e Kanadasë NULL NULL 15.06.2025 23:54 15.06.2025 23:54 FOTO: Reuters George Russell triumfoi në garën e Montrealit, duke arritur fitoren e tij të parë këtë sezon dhe të katërtën në karrierë. Piloti i Mercedesit la pas kampionin Max Verstappen, ndërsa gara përfundoi nën flamurin e verdhë pas një incidenti dramatik mes dyshes së McLaren-it. Oscar Piastri dhe Lando Norris u përplasën në xhiron e 67-të, duke u dhënë fund shpresave të McLarenit për një tjetër ngjitje në podium. Andrea Kimi Antonelli siguroi vendin e tretë dhe podiumin e tij të parë në Formula 1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.