Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mesiq: Është e rëndësishme që partitë politike të pajtohen për problemet me rëndësi që i ka Kosova

NULL NULL
14.06.2025 17:52

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova tha se është një situatë që ai e quajti ligjore, derisa u shpre se është e rëndësishme që partitë politike të pajtohen për problemet me rëndësi që i ka Kosova.

Ai gjithashtu tha se është që partitë të konkurrojnë dhe qytetarët e Kosovës ta kenë jetën sa më të mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Tani kemi një situatë të cilën unë do ta quaja ligjore, ka disa parti politike dhe mendime të ndryshme. Është me rëndësi që partitë politike në një mënyrë të caktuar të pajtohen për problemet me rëndësi që i ka Kosova, problemet politike, ekonomike, atyre financiare, pra partitë të pajtohen që qysh Kosova të ketë sa më shumë sukses”.

“Sidomos pas pavarësimit, sepse tani të gjitha institucionet janë krijuar, shteti funksionon dhe në këtë kuptim mirë është që partitë të konkurrojnë dhe qytetarët e Kosovës ta kenë sa më të mirë jetën e tyre”, u shpreh tutje ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.