Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani NULL NULL 14.06.2025 10:12 14.06.2025 10:12 Foto ilustruese Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani. Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani (Ardian Dushkolli) nga Podujeva. “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit. Ndërkaq, mediumi lokal “Llapi.info”, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi. /Klankosova.tv