Për Bajram në veri të vendit u tentua për nxitje të përçarjes NULL NULL 08.06.2025 08:52 08.06.2025 08:52 Sheshi "Car Lazar" në Mitrovicën e Veriut Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë festës së Kurban Bajramit në Mitrovicën e Veriut pati raste të nxitjes së përçarjes. Sipas njoftimit nga ana e policisë, në rrugët në veri të vendit u vërejtën shkrime me përmbajtjen “Kosova është Serbi”, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin, organet e rendit kanë nisur hetimet. “Raportohet se në rrugë janë vërejtur shkrime me përmbajtjen Kosovo je Srbija. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.