Sot seanca e radhës, vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po na shtohet NULL NULL 04.06.2025 09:47 04.06.2025 09:47 Leonard Ademaj Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Me këtë rast ka reaguar vëllai i saj, Leonardi, i cili tha se dhimbja po shtohet. “Dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Derisa uroj që ky gjykim të marrë fund shpejt. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj. Në seancën e 31 janarit, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt ishte deklaruar i pafajshëm.