Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksioni anti-drogë “Qielli i Thyer” – 600 policë zbarkuan në 47 lokacione

NULL NULL
03.06.2025 15:22

600 zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Speciale kundër shkatërrimit të një grupi të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Gjatë operacionit anti-drogë “Qielli i Thyer”, janë arrestuar 22 persona.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit.

22 të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale kundër trafikimit me narkotikë

Shkatërrimi i grupit kriminal, ngrihen 500 mijë euro

lajme të ngjashme