Interesim i madh i nxënësve për të mësuar shqip në Sanxhak (VIDEO) NULL NULL 29.05.2025 13:57 29.05.2025 13:57 Foto ilustruese, bankat e shkollës Amina Nuraj ka folur rreth iniciativave të saja që ka marr sa i përket mësimit të gjuhës shqipe në Sanxhak. “E kemi nisur një projekt tepër të veçantë, siç është kursi i gjuhës shqipe, një projekt që është me shumë vlera, tani i kemi rreth 50 nxënës që janë duke mësuar gjuhën shqipe, që e kemi edhe mësuesen tonë të shkëlqyer, e që është Shpresa Ibishi”, u shpreh ajo në “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Nuraj tha se ka interesim shumë të madh të nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe.