Tërstenik: Nipi e nxjerr dajën nga shtëpia, me polici (VIDEO) NULL NULL 26.05.2025 20:53 26.05.2025 20:53 Pronën pretendon se e bleu por nuk mundi ta shfrytëzojë. Andaj, Ilaz Shehu bashkë me njësinë speciale policore të enjten ia zuri derën Lan Dvoranit në Terstenik të Drenasit për ta liruar shtëpinë e blerë qysh në vitin 2007. Por, ky veprim e nervozoi familjen të cilës i shkuan në konak. Derisa vet Lani ka telashe shëndetësore, është nipi i tij Hajrullahu, që thotë se krejt kjo ka ndodhur për shkak të një nënshkrimi siç e quan ai mashtrim, ku sipas pajtushërisë Shehut ju kanë ndarë vetëm 5 ari këtu, për ndërtimin e dy objekteve ku njëri do ti takonte blerësit e njëri shitësit. Ky për shkak të palës blerëse të asaj kohe, kishte ndalur edhe shkollimin nga kërcënimet e vazhdueshme me vrasje. Hajrullahu shpresën e vetme e ka tek organet juridike. As gjendja e Sherife Dvoranit, që u largua me forcë nuk është e mire. Kjo edhe për shkak të lidhjeve midis dy familjeve. E vet, Shehu që erdhi këtu me polici, edhe u largua me këtë përcjellje pa pranuar te flas për Klanin lidhur me kontestin.