Qytetari dorëzon para të gjetura në Shupkovc, policia kërkon pronarin të lajmërohet NULL NULL 26.05.2025 17:41 26.05.2025 17:41 Një qytetar ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në fshatin Shupkovc, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë. Policia fton personin që i ka humbur paratë të paraqitet në stacion ose të kontaktojë në numrin 192, transmeton klankosova.tv. ”Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192. Policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar”.