Xabi flet për marrëdhënien e tij me Modriçin: Dirigjent i skuadrës NULL NULL 26.05.2025 17:12 26.05.2025 17:12 Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Real Madridit, Xabi Alonso ka folur për marrëdhëniet me lojtarët. Ai tha se ka nevojë të ndihet më afër tyre në stërvitje, që ta t’i di nevojat e tyre. “Nuk më pëlqen të them se si jam vetë, por kam nevojë të ndihem afër tyre në stërvitje, në ndeshje dhe në bisedat me ekipin. Kam nevojë për atë lidhje në mënyrë që të ndiej se çfarë i duhet secilit lojtar. E di që jam trajneri, por më pëlqen të jem afër të gjithëve”, tha Alonso. Derisa, Alonso ka folur edhe për raportin e tij me Luka Modric, për të cilin tha se ka kimi të shkëlqyer “Nuk jam shumë objektiv me Lukën. Ishim shokë skuadre dhe shijuam kimi të shkëlqyer në fushë. Ai është bërë dirigjenti i kësaj skuadre dhe një legjendë e vërtetë. Të shohësh lamtumirën e tij ditën tjetër të bën krenar që je pjesë e klubit dhe e gjithçkaje që Luka ka bërë”, përfundoi ai. /Klankosova.tv