Liverpooli i bindur se Wirtz do të jetë “i kuq” NULL NULL 23.05.2025 18:36 23.05.2025 18:36 Florian Wirtz në fanellën e Leverkusenit. Foto: AP Klubi nga Anfield, Liverpool, është i bindur se sulmuesi i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, do të bëhet “i kuq”. Kjo vjen pas kontakteve të reja që klubi ka pasur me përfaqësuesit e lojtarit. Kështu së paku ka shkruar Fabrizio Romano, eksperti i transferimeve, transmeton Klankosova.tv. “Bisedimet po vazhdon për të marrë dritën finale jeshile, por Liverpooli është favorit, para Bayernit, në garën për yllin gjerman”. “Liverpooli dëshiron të kryej punë shpejt për të shmangur befasitë me Wirtzin që konsiderohet prioritet absolut për këtë verë”, ka thënë Romano. Ai shtoi se Man City më nuk janë në garë për të. “The Reds” tashmë raportohet se veçse kanë nënshkruar me yllin tjetër të Leverkusenit, Jeremie Frimpong. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days