Prince Coffee House tani edhe në New York (FOTO) NULL NULL 12.03.2016 13:19 12.03.2016 13:19 Prince Coffee House e ka zgjeruar rrjetin edhe përtej Oqeanit Atlantik. Prince Coffee House ka hapur filial edhe në Arthur Avenue në Bronx të New York-ut. Përkundër se kompania e ka cilësuar këtë vetëm si një hap simbolik, megjithatë ky është investimi i parë direkt i një firme kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lokali pretendon të punësojë më se 20 punonjës. Tani edhe në qendrën e botës, në New York, mund të konsumoni produktet e Princ Coffee House, njëjtë si në Kosovë. Aty do të shpërbehen Espresso, Machiato e deri tek ëmbëlsirat e përgatitura nga kuzhinierët e Prince Coffee House. Ambienti, të cilin mund ta shini në foto, është rregulluar kryesisht me motive shqiptare ku një staf i zellshëm e i përkushtuar, nga djemtë dhe vajzat nga Kosova do t’ju mirëpresin. Të gjithë ata që jetojnë në New York, por edhe më gjerë, do të mund të ndalojnë për Machiaton që bota e cilëson si më të mirën – Machiaton e përgatitur nga shqiptarët. Tani atë do ta pini dhe do t’iu servohet në Prince Coffee House-in e New York-ut, njofton Klan Kosova. klankosova.tv