Xherdan Shaqiri në mesin e figurave kosovare që marrin pjesë në banketin e Osmanit në Zvicër NULL NULL 21.05.2025 13:44 21.05.2025 13:44 Presidentja Vjosa Osmani do të jetë pjesë një banketi me homologen e saj të Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Pos Osmanit, aty do të jenë të pranishëm figura të ndryshme të Kosovës që kanë arritur suksese në shtetin e Zvicrës. Në mesin e këtyre pjesëmarrësve është dhe futbollisti i njohur shqiptari, Xherdan Shaqiri. E pos Shaqirit do të jenë të pranishëm edhe Anda Skeja, Avni Orllati, Esat Likaj Islam Aliaj, Sami Gashi dhe Dea Gjinovci. Osmani në Zvicër do të qëndrojë për dy ditë, sot dhe nesër. /Klankosova.tv