Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Transportohet me helikopter drejt Tiranës prifti që ra nga çatia e kishës në Korçë

NULL NULL
19.05.2025 18:55
Pamje nga Abcnews.al

Është rënduar gjendja shëndetësore e Kristaq Visos, priftit 63-vjeçar i cili ra rënë aksidentalisht nga çatia e Kishës në Korçë.

Bëhet e ditur se Viso është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Mësohet se prifti po riparonte çatinë e kishës dhe ka rënë brenda ambienteve të kishës, pasi çatia është shembur.

Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës dhe Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”./abcnews.al

lajme të ngjashme