Zgjedhja e këpucëve të Papa Leonit dërgon një tjetër mesazh të koduar NULL NULL 09.05.2025 14:07 09.05.2025 14:07 Papa Leo mbante këpucë të zeza gjatë Meshës së tij të parë këtë mëngjes, ashtu siç mbante veshur Françesku gjatë papatit të tij. Papët tradicionalisht mbathin mokasina të kuqe. Tani, si Leon ashtu edhe paraardhësi i tij duket se kanë zgjedhur thjeshtësinë. Kur Françesku doli në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit në vitin 2013, ai e bëri këtë me një mantel të thjeshtë të bardhë, duke hequr shumë nga pompoziteti që mbulon papatin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Por kur Leoni zbuloi veten të enjten, ai mbante veshur mantelin tradicional të kuq papal. Duke u rikthyer te normat, ndoshta Leo donte të tregonte se nuk po përpiqet të klonojë papatin e Françeskut. Por nga fjalimi i tij i parë nga Shën Pjetri, deri te predikimi i tij i parë këtë mëngjes – dhe tani te zgjedhja e këpucëve – ai duket se është i vendosur të ndjekë një rrugë françeskane. Ende nuk e dimë nëse Leon do të jetojë në shkëlqimin e Pallatit Apostolik të Vatikanit, siç është zakon, apo nëse ai – ashtu si Françesku – do të zgjedhë bujtinën më modeste të Santa Martës.