Detaje nga përleshja në Strellc të Deçanit: Një person u godit me veturë NULL NULL 07.05.2025 11:34 07.05.2025 11:34 Policia e Kosovës, foto ilustruese Një përleshje ka ndodhur mes disa personave të Strellc të Epërm të Deçanit. Lidhur me ngjarjen detaje ka dhënë edhe policia. Zëdhënësi Fadil Gashi, tha për Klankosova.tv se fillimisht policia ishte lajmëruar për një aksident. “Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka kuptuar se është një përleshje mes dy personave në një lokal. Njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin”, deklaroi Gashi. Ai theksoi se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin./ Klankosova.tv.