Aksidenti tragjik në Kroaci – mes të lënduarve ka edhe të mitur NULL NULL 04.05.2025 16:16 04.05.2025 16:16 Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital pas përplasjes në mes të një autobusi me targa boshnjake dhe një automjeti pasagjerësh herët në mëngjes në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac. Sipas informacioneve, shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje – dhjetë ekipe të Shërbimit Mjekësor Emergjent, nga të cilat 6 ekipe ishin nga Qarku Sisak-Moslavina dhe 3 ekipe nga Qarku i Zagrebit. Mes të lënduarve ka edhe të mitur, tha ministrja e Shëndetësisë, Irena Hrstiq, transmeton Klankosova.tv. Në këtë aksident kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit të cilët u desh të thyenin xhamat e autobusit për të nxjerrë të plagosurit. Raportohet për dy të vdekur në një aksident mes autobusit dhe veturës në Kroaci