Houthi sulmon Izraelin NULL NULL 04.05.2025 16:08 04.05.2025 16:08 Foto nga Getty Images Një raketë e lëshuar nga Houthit e Jemenit ra pranë terminalit kryesor të aeroportit “Ben Gurion” të Izraelit të dielën në mëngjes, sipas autoriteteve izraelite. Katër persona u plagosën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë rrugës për në strehë, raportojnë mediat izraelite, duke cituar shërbimet e urgjencës, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë se “kushdo që na godet, ne do ta godasim shtatë herë më fort”.