Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiqi nuk takohet me Trumpin, sëmuret dhe ndërpret vizitën në Amerikë

NULL NULL
03.05.2025 16:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe është kthyer në Serbi pasi ndjeu dhimbje të papritura në gjoks, me sa duket të shkaktuar nga tensioni i lartë i gjakut.

Kështu  thanë mjekët të shtunën.

Vuçiq, 55 vjeçar, u sëmur papritur gjatë një takimi në SHBA të premten dhe vendosi të kthehej në shtëpi kundër këshillës së mjekëve amerikanë, tha kardiologu Dragan Dinçiq, nga Spitali Ushtarak i Beogradit, ku Vuçiq u trajtua pas mbërritjes, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Dinçiq tha se Vuçiq mori terapi shtesë pas incidentit dhe tani ishte në “gjendje të qëndrueshme dhe të kënaqshme”. Dinçiq shtoi se Vuçiq nuk do të shtrohet në spital, por “nuk mund të pritet që të kthehet në aktivitetet e tij të rregullta për disa ditë”.

Vuçiq ishte më parë në Miami, Florida, ku ishte takuar me ish-kryebashkiakun e New York City, Rudy Giuliani. Vuçiq kishte thënë gjithashtu se shpresonte të takohej me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

lajme të ngjashme