7 të vdekur në një aksident të rëndë pranë Parkut Kombëtar në SHBA NULL NULL 03.05.2025 15:13 03.05.2025 15:13 Një udhëtim në Parkun Kombëtar “Yellowstone” në SHBA përfundoi në tragjedi për një grup turistësh. Shtatë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën. Shoferi i kamionetës dhe gjashtë pasagjerë në furgonin Mercedes humbën jetën. Shoferi i kamionit u identifikua si një 25-vjeçar nga Humble, Teksas. Sipas një raporti në Neë York Times, identifikimi përfundimtar i viktimave të tjera të aksidentit është ende në pritje të rezultateve të testeve të ADN-së. Tetë pasagjerë u dërguan në spitale, përfshirë edhe me helikopter, transmeton Klankosova.tv Më 1 maj, një kamionetë Dodge Ram u përplas me një furgon turistik Mercedes që transportonte 14 turistë të huaj. Kështu raporton policia e Idaho-s. Aksidenti rrugor ka ndodhur pak para orës 19:15. për arsye ende të panjohura në Autostradën 20 të SHBA-së pranë Parkut Shtetëror të Liqenit Henry në Idahon lindore. / Klankosova.tv