Përfundojnë në paraburgim dy vëllezërit e dyshuar për tentim vrasjen në Ferizaj NULL NULL 02.05.2025 15:49 02.05.2025 15:49 Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundërBrikend Zogaj dhe Blerand Zogaj, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja në tentativë. Ata dyshohen për tentim vrasjen e 26 gushtit 2024, në Greme të Ferizajt, transmeton Klankosova.tv. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshaurit “fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta futin në automjetin e tyre “Audi”, mirëpo për shkak të rezistencës, këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrin të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të të dëmtuarit, mirëpo për shkak se i njëjti arrijnë të kapërcej oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit si dhe në këmbën e djathtë.”. Vëllezërit pejanë të arratisur në Zvicër pas plagosjes në Ferizaj përfundojnë në pranga, kërkohet paraburgimi i tyre